Hogan vizitë të papritur në Uashington
BKT
   Bota

Hogan vizitë të papritur në Uashington

Eurokomisioneri për Tregtinë, Phil Hogan do të takohet sot në Uashington me homologun e tij, Robert Lighthizer, një vizitë kjo e njoftuar në minutën e fundit nga Brukseli, që kërkon të ulë tensionet tregtare me SHBA-në.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, Hogan do të takohet edhe me shumë përfaqësues të tjerë të administratës amerikane.

“Këto takime bëhen në kuadër të kontakteve të rregullta dypalëshe mes BE dhe SHBA për një agjendë tregtare transatlantike dypalëshe pozitive”, theksoi ai, pa dhënë hollësi./atsh/