Vdes mjeku kinez që deshi të paralajmërojë për rrezikun nga koronavirusi
BKT
   Bota

Vdes mjeku kinez që deshi të paralajmërojë për rrezikun nga koronavirusi

Një mjek kinez që është heshtur për përpjekjen e tij për të paralajmëruar epideminë në fund të dhjetorit dhe që vuan nga vetë sëmundja koronavirus ka vdekur sot, raporton BBC.

Okulisti Li Wenliang informoi grupin e tij të kolegëve në Shkollën e Mjekësisë më 30 dhjetor për një aplikacion kinez për mesazhe se shtatë pacientë nga një treg lokal ushqim deti që vuanin nga sëmundje të ngjashme me SARS u vendosën në karantinë në spitalin e tij në Wuhan.

Policia kineze reagoi shumë shpejt ndaj pohimeve të mjekut dhe e vizitoi atë duke i thënë që të mos flasë lidhur me këtë çështje, pasi autoritetet dëshironin t’i mbanin të gjitha lajmet në heshtje.

Okulisti postoi historinë e tij në faqen Weibo nga një shtrat spitalor një muaj pasi dërgoi paralajmërimin e tij fillestar.

Li, 34-vjeç, kishte vërejtur shtatë raste të një virusi që ai mendonte se dukej si Sars - virusi që çoi në një epidemi globale në vitin 2003.

Më 30 dhjetor ai u dërgoi një mesazh mjekëve të tjerë në një grup bisede duke i paralajmëruar ata të vishnin rroba mbrojtëse për të shmangur infeksionin.

Katër ditë më vonë ai u thirr në Byronë e Sigurisë Publike, ku iu tha të nënshkruajë një letër. Në letër ai u akuzua për "komente false" që kishin "trazuar rëndë rendin shoqëror".

Ai ishte një nga tetë personat që policia tha se po hetohej për "përhapjen e thashethemeve".

Autoritetet lokale më vonë i kërkuan falje doktor Li, transmeton KosovaPress.

Në postimin e tij në Weibo ai përshkruan se si më 10 janar filloi të kollitet, ditën tjetër ai kishte ethe dhe dy ditë më vonë ishte në spital. Ai u diagnostikua me koronavirus më 30 janar.

Një numër postimesh në faqet e mediave sociale kineze kanë shprehur hidhërim për vdekjen e tij.

Shumica e viktimave të koronavirusit ishin mbi moshën 60-vjeç ose vuanin nga kushte të tjera mjekësore, sipas autoriteteve shëndetësore të Kinës. Historia mjekësore e mjekut Li nuk dihet.

Virusi ka mbytur deri më tash mbi 560 njerëz dhe ka infektuar 28,000 të tjerë në Kinë.