08:59 / 07.02.2020
SHBA vendos trupat të shumta në kufi me Rusinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar numrin më të madh të trupave në Evropë në 25 vitet e fundit.
Manovrat ushtarake të quajtur “Defender Europe”, do të jenë arsyeja e dërgimit të 20 mijë trupave amerikane në Evropë me armatim të rëndë.
Manovrat po ndodhin në një kohë kur NATO po përballet me kritika nga të gjitha anët për rolin e saj dhe efektivitetin.
Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se madhësia e manovrës është kujtesë për forcën e aleancës.
Edhe pse shumica e ushtrimeve do të ndodhin në Vendet Baltike, Stoltenberg tha se kjo në asnjë mënyrë nuk është tregim i fuqisë ndaj Rusisë.























