10:50 / 07.02.2020
Gjermani, Kreitmayr:Mes ushtarëve tanë nuk ka vend për ekstremizëm
Pas një raporti mbi ekstremizmin e krahut të djathtë në ushtrinë gjermane, komandanti i forcave speciale të vendit Markus Kreitmayr, deklaroi se mes ushtarëve të tij nuk kishte vend për ekstremizëm.
“Është në interesin tonë të sigurojmë se çështjet e dyshimit të këtij lloji të sqarohen plotësisht”, deklaroi ai, në selinë e forcave speciale në qytetin jugperëndimor Calë.
Kreitmayr iu përgjigj një raporti të bërë në muajin janar se Shërbimi Kundër Zbulimit Ushtarak (MAD), po hetonte rreth 550 ushtarë me dyshimin e ekstremizmit të djathtë. /atsh/























