14:34 / 09.02.2020
Haxha nderohet me çmim ndërkombëtar për inxhinieri dhe teknologji
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, njëherësht edhe profesor në Britani të Madhe, Shyqyri Haxha, së fundmi është nderuar me një çmim ndërkombëtar për punën e tij, në Institucionin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxha, përmes një shkrimi në "Facebook".
“Nga sot, më është dhënë titulli Fellow of IET (FIET). Ky titull është shkalla më e lartë në ‘Institution of Engineering and Technology (IET)’, ka shkruar Haxha.
Tutje, Haxha ka treguar se titulli FIET iu japet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse.
























