Zvicra me Ligj kundër homofobisë
BKT
   Bota

Zvicra me Ligj kundër homofobisë

Në referendumin e sotëm, zviceranët mbështetën fuqishëm ligjin e ri kundër homofobisë pavarësisht kundërshtimit të Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë.

Sipas parashikimeve të Institutit GFS në Bernë, zviceranët miratuan një ligj që ndalon diskriminimin bazuar në orientimin seksual me 62 për qind.

Referendumi u mbajt me ftesë të partive konservatore dhe populiste.