16:38 / 10.02.2020
Siri, OKB: Rreth 700 000 të zhvendosur që prej dhjetorit
Rreth 700 000 persona janë zhvendosur që prej dhjetorit në veriperëndim të Sirisë, ku regjimi, i mbështetur nga aviacioni rus ndërmori një ofensivë kundër bastionit të fundit të madh xhihadist dhe rebel, sipas një bilanci të ri të publikuar sot nga OKB.
“Dhuna në provincat fqinje të Idlibit dhe Alepos ka zhvendosur 689 000 persona”, theksoi David Swanson, zëdhënës i Zyrës së Koordinimit të çështjeve humanitare të Kombeve të Bashkuara (Ocha)./atsh/























