Së paku 24 amerikanë të infektuar me koronavirus në anijen japoneze
BKT
   Bota

Së paku 24 amerikanë të infektuar me koronavirus në anijen japoneze

Të paktën 24 qytetarë amerikanë janë në mesin e 135 personave të infektuar me koronavirus në anijen japoneze “Diamond Princess”, e cila është vendosur në karantinë.

Autoritetet nuk treguan për përkatësinë kombëtare të gjashtë pacientëve të rinj, të cilët u diagnostikuan me koronavirus së fundi.

Të gjithë personat e dyshuar për këtë virus po vendosen në karantinë dyjavore në kohën kur zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po përpiqen ta kufizojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Më shumë se 3700 persona, përfshirë 428 amerikanë, janë izoluar në anijen e madhe japoneze, e cila u bllokua për qarkullim pas identifikimit të disa rasteve me koronavirus, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e amerikanëve të infektuar është student Spencer Fehrenbacher, i cili dëshironte ta festonte Vitin e Ri Kinez me miqtë e tij në këtë anije.

Tash, ai është mbyllur në kabinën personale dhe po e kalon kohën duke lexuar libra e duke e shikuar televizorin, pa mundur t’i shfrytëzojë hapësirat e tjera të anijes luksoze.