13:06 / 11.02.2020
Filipinet ndërpresin paktin 21-vjeçar të mbrojtjes me SHBA-në
Filipinet njoftuan sot zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të ndërprisnin marrëveshjen 21-vjeçare të mbrojtjes, pavarësisht paralajmërimeve se kjo gjë mund të dëmtojë sigurinë e vendit.
“Njoftimi për përfundimin e Marrëveshjes së Forcave Vizituese të vitit 1999 (VFA), u pranua nga ambasada e SHBA-së në Manila”, deklaroi sekretari i Jashtëm i Filipineve, Teodoro Locsin Jr.
VFA siguron mbulim ligjor për hyrjen e trupave amerikane në Filipine për stërvitje të përbashkët me forcat filipinase.
Pakti mund të përfundojë përmes një njoftimi me shkrim nga secila palë, që duhet të hyjë në fuqi pas 180 ditësh./atsh/























