14:55 / 11.02.2020
Stoltenberg: Jo më baza të reja bërthamore në Evropë
Ne nuk do të bëjmë atë që po bën Rusia, pasi NATO-ja nuk ka ndërmend të vendosë sisteme të reja bërthamore në Evropë, por duhet të jemi të sigurt për të ruajtur një botë pa një traktat INF dhe me më shumë raketa ruse, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“INF është një traktat dypalësh SHBA-Rusi, por anulimi i tij prek aleatët evropianë”, theksoi Stoltenberg.
Stoltenberg shpjegoi se raketat e reja ruse janë pjesë e një dizajni më të gjerë të Moskës, që me kalimin e viteve ka vazhduar të investojë në kapacitete të reja.
”Edhe ne kemi filluar të përgjigjemi duke forcuar kapacitetet tona”, theksoi ai.























