Stuhia Kiara vret 7 persona në Evropë
Së paku 7 persona kanë vdekur në të gjithë Evropën nga stuhia Kiara.
Ndërkohë, si pasojë e stuhisë është bllokuar transporti si dhe mijëra kanë ngelur pa energji elektrike.
Në Poloni era e fortë shkatërroi një çati duke vrarë një grua dhe dy vajzat e saj, si dhe duke lënduar babanë e tyre.
Në Suedi një person vdiq pasi u përmbys varka e tij, ndërsa një tjetër rezulton i humbur.
Po ashtu, dy persona të tjerë u vranë në makinë, një në Gjermani, një tjetër në Slloveni.
Në Britani një i moshuar vdiq për shkak se një pemë ra mbi makinën e tij.
Një grua vdiq në Itali për shkak se u godit nga copëza si pasojë e erërave të forta.
Ndërkohë në Mesdhe erërat forta kanë arritur një shpejtësi prej 220 km në orë këtë të hënë, ndërsa shiu i fortë dhe përmbytjet kanë pushtuar një pjesë të madhe të kontinent.
Shumë shkolla dhe sisteme transporti janë mbyllur në Belgjikë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë.
Përpos vdekjeve dhe dëmeve të shumta, e vetmja e mirë që ka sjellë kjo histori duket se është në prodhimin e elektricitetit, si shkak i erërave të forta, duke raportuar shifra rekord nga turbinat e erës.























