Papa Françesku nuk pranon që burrat e martuar të bëhen priftërinj
BKT
   Bota

Papa Françesku nuk pranon që burrat e martuar të bëhen priftërinj

Vitin e kaluar, Papa Françesku bëri thirrje për “propozime të guximshme” për të përmbushur nevojat shpirtërore të katolikëve në Amazon, një rajon me mungesë klerikësh.

Por në një dokument të lëshuar të mërkurën, Françesku injoroi atë më të guximshmin: lejimin e priftërinjve të martuar që të shërbejnë.

Përkundrazi, dokumenti i shumëpritur i Françesko për rajonin Amazon, “Querida Amazonia” përqendrohet kryesisht në çështje kulturore dhe mjedisore.

Ky vendim i Papës nuk u mirëprit nga përkrahësit liberalë të Papës, veçanërisht në Amerikë dhe Evropë.

Peshkopët amerikanë që u takuan me Papa Françeskon këtë javë thanë se më shumë iu duk që ai personalisht kundërshton idenë e priftërinjve të martuar, duke thënë se njerëzit që kishin bërë presion për reformën ka të ngjarë të zhgënjehen, raportoi Shërbimi Katolik i Lajmeve.