BE kundërshton një përplasje të mundshme ruso-turke në Siri
Kryediplomati europian, Josep Borrell deklaroi se ishte kundër një përplasjeje midis forcave turke dhe ruse në Siri dhe u bëri thirrje europianëve të gjejnë mjetet për të ndikuar në zgjidhjen e konfliktit.
Ne po bëhemi dëshmitarë të përplasjes mes regjimit sirian dhe forcave turke, pa marrë parasysh rrezikun e një përplasjeje mes ushtrisë turke dhe asaj ruse”, theksoi ai, në seancën e djeshme të Parlamentit Europian.
“Këto tensione mund të shkaktojnë një konflikt rajonal më të gjerë, armëpushimi për të cilin kanë rënë dakord Ankaraja dhe Moska, duhet të zbatohet”, vazhdoi ai.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërcënoi sot se do ta godasë regjimin sirian kudo, në rast të sulmeve të reja ndaj forcave të tij dhe akuzoi Rusinë për pjesëmarrje në masakrën e civilëve në veriperëndim të vendit. /ATSh























