NATO-ja diskuton gjendjen në Afganistan dhe Irak
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s po diskutojnë në Bruksel hapat e ardhshëm në përgjigje të krizës në Afganistan dhe Irak.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca është e përkushtuar në misionin e saj të trainimit në Afganistan dhe beson se kjo është "mënyra më e mirë për të mbështetur procesin e paqes".
Zoti Stoltenberg u bëri gjithashtu thirrje talebanëve të "demonstrojnë një vullnet dhe aftësi të vërtetë për të ulur dhunën" dhe "të përfshihen në bisedime të besueshme paqeje", transmeton VoA.
Në rendin e ditës të takimit të ministrave ishte edhe misioni i trajnimeve të NATO-s në Irak. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha se ai pret që ministrat të "marrin iniciativën dhe të tregohen të gatshëm për të siguruar më tepër mbështetje për Irakun".























