Shtëpia e Bardhë akuzon Huawei-n për vjedhje të të dhënave
BKT
   Bota

Shtëpia e Bardhë akuzon Huawei-n për vjedhje të të dhënave

Kompania kineze Huawei ka krijuar ”dyer të fshehta” në sistemet e saj hardware, në mënyrë që të jenë në gjendje të zotërojë të dhëna në rrjetet celulare, deklaroi këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien.

”Gjiganti kinez i telekomunikacionit e ka fshehur këtë aftësi ndërhyrjeje për të paktën një dekadë dhe ky realitet duhet të jetë i mjaftueshëm për të bindur aleatët e amerikanëve që të mos përdorin Huawei-n për ndërtimin e rrjeteve të reja 5G”, theksoi ai.

Kompania Huawei mohon kategorikisht akuzat dhe refuzon se është peng në duart e Partisë Komuniste kineze. /ATSh