Presidenti Erdogan vizitë në Pakistan
BKT
   Bota

Presidenti Erdogan vizitë në Pakistan

Erdogan do të marrë pjesë në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Strategjik Turqi-Pakistan, në Forumin e biznesit Turqi-Pakistan dhe do të zhvillojë edhe një takim me presidentin pakistanez, Arif Alvi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u nis për një vizitë drejt kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, raporton Anadolu Agency.

Gjatë nisjes së tij në aeroportin Esenboga të Ankarasë, Erdogan u përcoll nga nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin dhe kryebashkiaku i Ankarasë, Mansur Yavas. 

Në kuadër të vizitës, Erdogan do të marrë pjesë në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Strategjik Turqi-Pakistan si dhe në Forumin e biznesit Turqi-Pakistan.

Gjithashtu Erdogan do të mbajë edhe një fjalim në seancën e përbashkët të Senatit dhe Parlamentit Kombëtar të Pakistanit si dhe do të zhvillojë edhe një takim me presidentin pakistanez, Arif Alvi.

Presidenti Erdogan gjatë vizitës së tij në Pakistan është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin.