1,5 milionë qytetarë në radhë për maska!
Rreth 1,5 milionë qytetarë iu bashkuan një radhe në internet për blerjen e maskave nga farmacitë “Watsons”, ku mungesa e maskave kirurgjikale shtoi ankthin e përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës që shpërtheu në Kinë.
“Watsons” njoftoi për transmetuesin RTHK se, edhe pse ishin vetëm 30 000 persona që arritën të blinin maska, 1,49 milionë të tjerë iu bashkuan një radhe online për blerjen e tyre.
Në orën 16:00, u deshën 15 minuta pritje, vetëm për të hyrë në faqen e internetit të “Watsons” në Hong Kong.
Radha e regjistrimit për blerjen e një pakete me 50 maska, shkoi në 700 000 persona brenda dy minutave, që nga momenti i hapjes së faqes.
Ata që patën mundësinë të regjistrohen, paraqitën numrin e kartës së identitetit, adresën e postës elektronike, numrin e telefonit si dhe morën udhëzime digjitale si të paguanin për maskat./atsh/























