Maas: Nëse BE nuk ndërhyn, Libia mund të bëhet një Siri e dytë
BKT
   Bota

Maas: Nëse BE nuk ndërhyn, Libia mund të bëhet një Siri e dytë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas beson se, pa një angazhim më të madh nga ana e Bashkimit Evropian, Libia mund të shndërrohej në një Siri të dytë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me joefikasitetin e konferencës të Berlinit, Maas kundërshtoi kritikat e bëra mbi këtë konferencë.

“Nuk është se palët nuk u përmbahen angazhimeve të tyre. Por, është e qartë se kërkohet një proces më i gjatë dhe më angazhues”, shtoi ai.

Çështja e Libisë do të diskutohet nesër edhe në Konferencën e Mynihut për Sigurinë./atsh/