Turqi, vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarrin në fabrikën në Adana
BKT
   Bota

Turqi, vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarrin në fabrikën në Adana

Zjarri në rrethin Yüreğir filloi dy ditë më parë në orët e mbrëmjes në pjesën ku grumbullohet pambuku dhe u mor nën kontroll fillimisht, por rishpërtheu gjatë ditës së djeshme.

Ekipet e zjarrfikësve në Turqi janë duke i vazhduar punimet për shuarjen e një zjarri në një fabrikë të vajit të pambukut në qytetin e Adanasë, raporton Anadolu Agency.

Zjarri në rrethin Yüreğir filloi nga shkaqe ende të paditura dy ditë më parë në orët e mbrëmjes në pjesën ku grumbullohet pambuku dhe u mor nën kontroll fillimisht, por rishpërtheu gjatë ditës së djeshme.

Zjarrfikësit e Bashkisë së Adanasë kanë dërguar dhjetë ekipe për të intervenuar.