Facebook po eksperimenton me një aplikacion të ngjashëm me Pinterest

Facebook po eksperimenton me një aplikacion të ngjashëm me Pinterest

Gjatë tërë kohës, Facebook është duke eksperimentuar me aplikacione të ndryshme, që fillimisht ua shfaqë një audience të ngushtë dhe më pas e prezanton te masa e gjerë, vetëm nëse ka sukses.

Në muajin nëntor, e testoi aplikacionin për Meme të quajtur Whale, derisa tani është duke eksperimentuar me një aplikacion të ngjashëm me Pinterest, të quajtur Hobbi.

“Një aplikacion për të ndaluar në projektet tuaja personale”, është thënë shkurt lidhur me këtë aplikacion, që iu mundëson përdoruesve që ruajnë fotografitë nga projektet e tyre, si dhe gjërat që i duan më së shumti.

Bazuar në gjërat që i pëlqen përdoruesi, sikurse të Pinterest, algoritmi i zgjedhe dhe i seleksionon, që të dalin sa më shumë nga e njëjta temë.

Deri më tani, vlerësimi për këtë aplikacioni që është në dispozicion në iOS, është shumë i ulët, me vetëm, 2.1, ndërsa ka grumbulluar shumë kritika, sepse nuk konsiderohet origjinal.

Sikurse Whale edhe Hobbi, është duke u përpunuar nga grupi NPE Team i Facebook, të cilët pretendojnë se me futjen e lëtyre sistemeve të reja, e modernizojnë rrjetin social dhe e bëjnë edhe më atraktiv.


MË SHUME NGA Tech