Vezë me kos, super për organizëm të shëndetshëm

Vezë me kos, super për organizëm të shëndetshëm

Një mënyrë fantastike për të shijuar vezët dhe për të kënaqur nepsin dhe oreksin që në mëngjes duke i ofruar organizmit energji dhe pozitivitet.

Receta më poshtë është pak ndryshe nga mënyra e zakonshme e përgatitjes së vezëve.

Ajo shoqërohet me kos, gjalpë të freskët të tretur, e pasuruar me hudhër e piper të kuq pluhur gjithashtu.

Përgatitja e Vezëve me Kos dhe Gjalpë 

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 1 person)

2 kokrra vezë

1 gotë me kos

1 thelpi hudhër

1 lugë gjelle gjalpë i freskët fshati

Pak piper i kuq pluhur

Përgatitja

Vendosni një tenxhere me ujë e kripë në zjarr.

Në momentin kur uji nis të vlojë shumë, thyejini vezët dhe hidhini në tenxheren me ujë që po vlon.

Pas 3 minutash vezët janë gati për t’u hequr nga zjerja në ujë.

Nëse i preferoni më të zjera atëherë lërini edhe dy minuta më shumë.

Ndërkohë, hidhni gjalpin në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë, shtoni aty hudhrën e shtypur, piperin e kuq pluhur dhe largojeni nga zjarri.

Vezët e ziera në ujë largojini përmes një lugë-kullorëse dhe vendosini në një pjatë të thellë.

Mbulojini vezët me kos dhe sipër spërkatini me gjalpin e ngrohtë të shkrirë dhe është gati për t’u konsumuar.

Veza përçon shumë energji për organizmin.

Veza tretet lehtë, falë enzimave natyrale që gjenden në të bardhën e saj.

Nga të dhënat konsumimi i vezëve forcon sistemin imunitar dhe kjo është shumë e rëndësishme për të qenë të mbrojtur nga shumë sëmundje.

Shumica e njerëzve në ditët e sotme kanë pamjaftueshmëri proteinash dhe yndyrnash cilësore.

Vezët janë të tejmbushura si me proteina ashtu edhe me yndyrna të mira.

Konsumi i dy ose tre vezëve organike në ditë do të pakësonte ndjeshëm gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme./agroweb