Sulm me raketa në Bagdad, goditet pranë ambasadës së SHBA-së

Sulm me raketa në Bagdad, goditet pranë ambasadës së SHBA-së

Disa raketa kanë goditur pranë ambasadës së SHBA-së në Bagdad, mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas policisë amerikane, fillimisht nuk u kuptuar se ku kishte ndodhur sulmi pasi sirenat po binin në të gjithë kompleksin e ambasadës.

Nuk ka pasur viktima fatmirësisht nga sulmi, por vetëm dëme materiale.

Deri më tani sulmi nuk është marrë përsipër nga askush, por sipas SHBA-ve mund të jetë kryer nga një grup ushtarak i ndërfutur në forcat e sigurisë shtetërore në Irak, transmeron oranews.

Sulmi ndaj ambasadës erdhi menjëherë pasi një eksponent i grupit të quajtur Hashed al-Shaabi lajmëroi një numërim mbrapsht për dëbimin e forcave amerikane nga vendi.

Ai postoi një fotot në Twitter me një makinë amerikane duke thënë: “Jemi më afër nga sa mendoni.”


MË SHUME NGA Bota