Arabia Saudite kritikon Turqinë për ndërhyrjen në Libi

Arabia Saudite kritikon Turqinë për ndërhyrjen në Libi

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud ka kritikuar ndërhyrjen e jashtme në konfliktin në Libi, duke përmendur në mënyrë të veçantë Turqinë.

“Tani janë duke ardhur trupa nga Siria, që janë dërguar nga Turqia”, tha Princi Faisal për agjencinë Dpa.

“Natyrisht se kjo nuk ndihmon aspak dhe vetëm sjell më shumë paqëndrueshmëri”, shtoi ai.

Sot në Konferencën për Siguri në Mynih ministra të Jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë për situatën në Libi.

Ky takim do të kryesohet nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Libinë, Ghassan Salame. Gjatë këtij takimi do të bisedohet për dhënien fund të konfliktit në Libi.

Konflikti në Libi nisi më 2011 pasiMuammar Gaddafi u rrëzua nga pushteti. Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.