Rastet e koronavirusit pësojnë rënie

Rastet e koronavirusit pësojnë rënie

Kina ka raportuar për një rënie të rasteve të reja nga shpërthimi i koronavirusit për ditën e tretë me rashë.

Të dielën, autoritetet raportuan 2,009 raste të reja dhe 142 vdekje të tjera në të gjithë vendin.

Rastet e reja spikatën më herët gjatë javës pas një ndryshimi në mënyrën se si u llogariten, por që nga kjo kohë kanë pësuar rënie.

Në total më shumë se 68,000 njerëz janë infektuar në Kinë, me numrin e vdekjeve të regjistruara në 1,665.

Jashtë Kinës ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.

Katër njerëz kanë vdekur – në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Masat që Kina ka ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit kanë filluar të kenë ndikim, tha të dielën Mi Feng, zëdhënës në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Bota