Dhjetëra të vrarë në Kamerun

Dhjetëra të vrarë në Kamerun

Kameruni është dëmtuar nga protestat që nga viti 2016, me banorët në rajone që flasin anglisht duke thënë se janë margjinalizuar për dekada nga qeveria qendrore dhe shumica frëngjisht folëse.

Dhjetëra civilë janë vrarë në rajonin veriperëndimor të Kamerunit bëri të ditur drejtori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Afrikë, duke akuzuar ushtrinë.

"Numri i vdekjeve nga masakra në Ngarbuh-Ntubaw në Kamerun është rritur në 32 me disa fëmijë dhe gra shtatzëna ende të zhdukura. Përgjegjësit e këtyre krimeve të rënda duhet të nxirren para drejtësisë. Kjo kulturë e pandëshkueshmërisë duhet të ndalet. Jo për mosndëshkimin dhe po ndaj përgjegjësisë", tha Felix Agbor Balla, drejtori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Afrikë, në një postim në Twitter.

Incidenti ndodhi të premten e kaluar në fshatin Ngarbuh në departamentin Donga Mantung, shtoi ai.

Kameruni është dëmtuar nga protestat që nga viti 2016, me banorët në rajone që flasin anglisht duke thënë se janë margjinalizuar për dekada nga qeveria qendrore dhe shumica frëngjisht folëse.

Raportet e pa verifikuara pohojnë se mijëra janë vrarë dhe shpërngulur që nga shpërthimi i përleshjeve mbi tre vjet më parë.

Autoritetet kameruniane ende nuk u janë përgjigjur akuzave.

Protestuesit në vendin afrikan po bëjnë thirrje për një rikthim në federalizëm ose pavarësi të Kamerunit që flet anglisht.

Sipas organizatave humanitare, që nga dhjetori i vitit 2019, ka pasur 679 mijë persona të zhvendosur në Kamerun dhe 52 mijë refugjatë në Nigeri që u arratisën nga rajonet anglofone.