Burkina Faso, vriten 10 persona gjatë sulmit në një kishë

Burkina Faso, vriten 10 persona gjatë sulmit në një kishë

Persona të paidentifikuar të armatosur sulmuan kishën në provincën Yagha në rajonin Sahel gjatë një ceremonie fetare.

Së paku 10 persona janë vrarë gjatë një sulmi ndaj një kishe në Burkina Fason veriore, njoftuan të dielën mediat lokale, duke cituar burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency.

Njoftohet se persona të paidentifikuar të armatosur sulmuan kishën në provincën Yagha në rajonin Sahel gjatë një ceremonie fetare.

Sulmuesit pastaj ikën, duke marrë me vete edhe pastorin e kishës.

Gjendja e jashtëzakonshme në veri të Burkina Fasos, e cila përfundoi më 12 janar, u zgjat për një vit tjetër për të rritur luftën kundër terrorizmit.

Aktualisht po zbatohet në shtatë nga 13 rajonet e vendit.

Gati 700 njerëz janë vrarë katër vitet e fundit gjatë sulmeve në vend nga organizatat terroriste dhe të paktën 270,000 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.