Gjykimi për kryeministrin izraelit, Netanyahu, fillon në mars

Gjykimi për kryeministrin izraelit, Netanyahu, fillon në mars

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë së Izraelit theksohet se Gjykata në Jerusalem ka marrë vendim që gjykimi të fillojë më 17 mars.

Në muajin mars do të mbahet seanca e parë mbi procedurën gjyqësore kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës.

Ende nuk dihet nëse Netanyahu do të marrë pjesë në seancë, e cila do të mbahet pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend të planifikuara për 2 mars.

Prokurori kryesor izraelit, Avichai Mandelblit, më 21 nëntor të vitit 2019 mori vendim për ngritjen e procedurës gjyqësore kundër kryeministrit izraelit nën akuzën për marrje të ryshfetit, mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës.

Më 2 dhjetor, Mandelblit i dërgoi kryetarit të parlamentit izraelit, Yuli-Yoel Edelstein, aktakuzën kundër Netanyahu-t.

Pas kësaj, Netanyahu disa orë para skadimit të afatit, më 1 janar në Parlament dorëzoi kërkesën për ndarje të imunitetit.

Megjithatë, më 28 janar tërhoqi kërkesën për imunitet.


MË SHUME NGA Bota