“Deutsche Telekom” veprime juridike kundër megashkrirjes së “Vodafone”

“Deutsche Telekom” veprime juridike kundër megashkrirjes së “Vodafone”

Gjiganti gjerman i telekomunikacionit “Deutsche Telekom” ka ndërmarrë veprime ligjore para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kundër blerjes së “Unitymedia”-s në Gjermani nga “Vodafone”, tha sot një zëdhënës i gjykatës së lartë të Bashkimit Evropian.

Po sipas këtij zëdhënësi, në fillim të këtij muaji, gjykata mori për shqyrtim tri çështje, që kundërshtonin vendimin e Komisionit Evropian të vitit të kaluar për të miratuar shkrirjen e kompanive nën disa kushte të caktuara.

Në korrik, Komisioni miratoi blerjen miliardadollarëshe nga Vodafone të kompanisë transmetuese britanike “Liberty Global”, filialet e së cilës përfshijnë edhe “Unitymedia”-n.

Krahas Telekomit, ankesa parashtruan edhe operatorët rajonalë gjermanë “NetCologne” dhe “Tele Columbus”.

Marrëveshja është cilësuar si më e madhja e llojit të saj në tregun e telekomunikacionit, në Evropë, në pesë vitet e fundit./atsh/


MË SHUME NGA Bota