Renzi: Conte nuk krijon dot një qeveri të re pa IV

Renzi: Conte nuk krijon dot një qeveri të re pa IV

Ish-kryeministri dhe drejtuesi i partisë ”Italia Viva” (IV), Matteo Renzi deklaroi se çdo përpjekje për të formuar një qeveri të re të kryesuar nga kryeministri, Giuseppe Conte pa grupin e tij centrist ishte e destinuar të dështonte.

Koalicioni qeverisës është tronditur nga një grindje e madhe rreth ndryshimeve në ligjin për parashkrimet dhe Renzi vazhdimisht e ka sfiduar Conten se do të shkaktonte krizë qeveritare nëse përjashtonte IV.

Megjithatë, zyra e kryeministrit, mohoi që Conte po kërkonte shumica të tjera përveç asaj që mbështet qeverinë aktualisht.

“Senatorëve tanë u janë ofruar ftesa për të lënë ‘Italia Viva’-n”, deklaroi Renzi.

Ai shprehu bindjen se senatorët e IV-së nuk janë të gatshëm të lëvizin diku tjetër./atsh/


MË SHUME NGA Bota