Italia kundërshton propozimin e buxhetit të BE-së
BKT
   Bota

Italia kundërshton propozimin e buxhetit të BE-së

Një ditë para Samitit të Buxhetit të BE-së, kryeministri italian, Guiseppe Conte, refuzoi propozimin e buxhetit të BE-së, të prezantuar javën e kaluar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Roma nuk do të miratojë draftin e propozuar për kornizën e shpenzimeve të Bashkimit Evropian për 2021-2027”, deklaroi sot Conte në një fjalim para Senatit.

Duke vlerësuar përmirësimin e planit të buxhetit lidhur me propozimet e mëparshme, ai këmbënguli se drafti i presidentit Michel nuk është i përshtatshëm për të përmbushur objektivat e përcaktuara në agjendën strategjike nga udhëheqësit e BE-së, si dhe programin e presidentes së Komisionit Evropian.

Kryeministri parashikoi se Samiti që do të zhvillohet nesër, do të jetë i ndërlikuar dhe i vështirë./atsh/