Gjermania zgjat mandatin e trupave afgane për një vit
BKT
   Bota

Gjermania zgjat mandatin e trupave afgane për një vit

Vendosja e ushtrisë gjermane në Afganistan duhet të zgjatet edhe për 12 muaj të tjerë, deri në fund të muajit mars 2021, vendosi kabineti në mbledhjen javore.

Parlamenti gjerman nuk e ka miratuar ende zgjatjen e kontributit të Gjermanisë në misionin e trajnimit të NATO-s me titull “Mbështetje e vendosur”, që përfshin 1300 trupa.

“Përpjekjet e viteve të fundit kanë krijuar perspektivë për hyrje në bisedimet e brendshme të Afganistanit për paqen edhe nëse kjo është e brishtë”, shkruhej në një dokument të kabinetit.

Bisedimet për një zgjidhje paqësore mes SHBA-së dhe Talebanëve po vazhdojnë ende./atsh/