Shpikësi i ‘copy’, ‘paste’, Larry Tesler, vdiq në moshën 74 vjeçare

Shpikësi i ‘copy’, ‘paste’, Larry Tesler, vdiq në moshën 74 vjeçare

Larry Tesler, shkencëtari që është më së miri I njohur për krijimin e komandave copy, paste dhe cut, vdiq të hënën në moshën 74 vjeçare.

Pasi punoi në hulumtime për AI, ai u bashkua me Qendrën Kërkimore Palo Alto të Xerox (PARC) në 1973, ku ai zhvilloi copy, paste dhe cut.

Konceptet më vonë u bën blloqe ndërtimi të ndërfaqes së përdoruesit për redaktimin e teksteve dhe të gjithë sistemet operative të kompjuterit, transmeton Telegrafi.

Në 1980, Tesler u bashkua me Apple dhe punoi në këtë kompani deri në 1997.

Ai punoi në një numër të produkteve duke përfshirë Macintosh, QuickTime, Lisa dhe tabletin Newton (Macintosh dhe Lisa ishin kompjuterët e parë personalë që popullarizuan operacionet e copy, paste dhe cut, falë përfshirjes së Tesler.)

Në 1993, ai u ngrit në rolin e shkencëtarit kryesor – një rol që e ka mbajtur edhe Steve Wozniak.