Vdes Jean Daniel figurë e shquar mediatiko-letrare e së majtës
BKT
   Bota

Vdes Jean Daniel figurë e shquar mediatiko-letrare e së majtës

Jean Daniel, themeluesi i revistës së përjavshme OBS dhe figurë e shquar mediatike-letrare e së majtës franceze të pasviteve 1968, vdiq dje në moshën 99-vjeçare, njoftoi sot revista.

“Ai vdiq dje, në moshën 99-vjeçare, pas një jete të gjatë të mbushur me pasion, angazhime dhe krijimtari”, tha OBS, për të cilën ai shkruajti kryeartikuj deri në një moshë shumë të madhe.

Daniel, të cilin historiani Pierre Nora e cilëson si figurën e fundit të gazetarisë së frymëzuar, e kaloi periudhën e pasluftës duke luftuar për çështjet e së majtës, nga antikolonializmi te e drejta e abortit.

Pas studimeve për filozofi në Sorbonë dhe një mandati në kabinetin qeveritar, ai nisi karrierën gazetareske në vitin 1947 dhe botoi në 1952 romanin e tij të parë, “Gabimi”, i vlerësuar shumë nga Albert Camus.

Aventura e tij e madhe mediatike nisi në 1964 me themelimin e “Le Nouvel Observateur”, që u bë OBS.

Ai do të bëhet një figurë mbrojtëse, një shembull i përkryer i intelektualit të majtë jokomunist.

Njëkohësisht shkrimtar dhe eseist, ai ka shkruar rreth 30 romane, ndër të cilët “Mitterrand i pakapshëm”./atsh/