Samsung Galaxy Z Flip nuk ia doli të kalonte testin e pluhurit

Samsung Galaxy Z Flip nuk ia doli të kalonte testin e pluhurit

Telefoni i palosshëm Galaxy Z Flip, nuk është zyrtarisht rezistues ndaj pluhurit, megjithatë Samsung ka marrë disa masa, që ta parandalojë depërtimin e pluhurit, duke vendosur brusha në disa pjesë.

Mirëpo, brushat nuk janë treguar aspak të afta që ta parandalojnë depërtimin e pluhurt, pasi gjatë një testimi në iFixit, është parë se pluhuri mund t’i depërtojë nëpër të gjitha anët.

Në një test të thjeshtë, ku ky smartfon është vënë në një qese me pluhur ngjyrë rozë që është shumë i lehtë të vërehet, është vërejtur se pluhuri i ka depërtuar aq keq, sa që ka pasur një krisje në momentin kur është dashur të hapej.

Kur telefoni është hapur në tërësi, është parë pluhuri rozë në të gjitha pjesët, e rëndësishme që ndodhen në brendi.

Derisa funksionimi i Galaxy Z Flip nuk është ndërprerë shkaku i depërtimit të pluhurit, është bërë e ditur se nuk ka arritur që testin e pluhurit ta kalonte me sukses.