Byrek të vegjël

Byrek të vegjël

Perberesit:

400 gr mish i bluar
qepe e grire sipas deshires
pak piper i zi,
pak krip,pak uje

Perberesit per petet:
500 gr miell
pak,vaj,pak krip
uje sipas nevojes

Udhezimet:
– Se pari pergadisim brumin per petet.
– Ne nje ene me te thelle qesim miellin,kripen dhe vajin.
– Shtojme uje te vaket gradualisht duke perzier brumin ngadale qe mos te behen kokerrza ne brume.
– Brumi eshte i gatshem kur nuk ngjitet per luge gjate perzierjes.
– Brumin e leme te qendroj per 20 minuta.
– Me pas ndajme 4 toptha te cilet do ti hollojme ne madhesi te pjates se vogel dhe do ti leme te pushojne edhe per 5 minuta.
– Petet e tilla i lyejme me pak vaj.
– Me pas ne tavolinin e punes shtrojme nje lecke kuzhine te madhe dhe mbi te qesim peten e vogel.
– Peten e terheqim me duar nga te gjitha anet lehte dhe derisa te mos griset .
– Me pas petes i shtojme akoma sterpika vaji.
– Tanim petes i qesim mbushjen me mish te cilen e kemi pergaditur me pare me qepen egrire te ferguar dhe mishin me erezat si piperin,kripen dhe pak uje.
– Mishi fergohet derisa uji te shterroj mire ne ene .
– Ne peten e rritur te madhe ,qesim mbushjen nga te dyja anet e kunderta te petes dhe formojme role njeheresh nga te dyja drejtimet e kunderta.
– Tanim pak para se te puqitet peta e presim me thike dhe formojme keshtu dy role te gjata te cilat do ti mbeshtjellim ne forme te rrumbullaket.
– Byreket do ti radhisim ne tepsi te lyer me vaj dhe do ti pjekim ne 220 grade per 30 minuta.
– Pasi te piqet byreky do ta nxjerrim tepsine nga furra,do ta sterpikim me pak uje te kripur dhe do ta kthejme serish ne furre edhe per 5 minuta.