Algjeri, shënohet përvjetori i parë i protestave pro demokracisë
BKT
   Bota

Algjeri, shënohet përvjetori i parë i protestave pro demokracisë

Mijëra algjerianë dolën në rrugë për të shënuar përvjetorin e parë të fillimit të protestave pro demokracisë, që detyruan sundimtarin e vendit, Abdelaziz Bouteflika të jepte dorëheqjen.

Protestat kundër regjimit të Bouteflika-s, i cili qeverisi Algjerinë për dy dekada, shpërthyen më 22 shkurt 2019.

Në prill, ai u detyrua të jepte dorëheqjen nën presionin e protestave mbarëkombëtare dhe ushtrisë së fuqishme.

Që atëherë, demonstratat në vend kanë vazhduar, ku protestuesit kërkojnë largimin e zyrtarëve të epokës së Bouteflika-s dhe një rregullim të sistemit politik./atsh/