Aktivistët e mjedisit kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së “Tesla”-s

Aktivistët e mjedisit kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së “Tesla”-s

Aktivistët e mjedisit u zotuan sot se do të kundërshtojnë vendimin e një gjykate që lejon gjigantin amerikan të makinave elektronike, “Tesla”, të vazhdojë me pastrimin e pyjeve për ndërtimin e një fabrike në afërsi të Berlinit.

Një zëdhënës i grupit “Baumpirat: innen” (Piratët e pemëve), deklaroi se dy aktivistë kishin qenë në pyllin me pisha në zonën Gruenheide që në orët e para të mëngjesit. Qëllimi i tyre është të ngjiten pemë për të ndaluar prerjen e tyre.

Një gjykatë rajonale për zonën Berlin-Brandenburg refuzoi kërkesat e dy shoqatave mjedisore për ndalimin e pastrimit të rreth 90 hektarëve pyjesh./atsh/