18:01 / 23.02.2020
Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali
Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima e tretë është një grua, një paciente e pavionoit të Onkologjisë, e cila ishte e shtruar në një spital në Kremone.
Ndërkohë numri i të prekurve nga virusi është deri më tani mbi 130 në pesë rajone. Ditën e djeshme u shënuan dy viktimat e para. Italia është në një situatë emergjentë, ndërsa në zonën e Lombardisë është urdhëruar mbyllja e të gjitha shkollave.
Janë mbi 50 mijë persona në karantinë në 11 komuna, të cilat janë izoluar. Në dy qytete italiane nuk lejohet hyrja pa marrë leje speciale. Po ashtu jashtë zonës, shumë biznese kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.























