Kinë, gjashtë provinca ulin nivelin e alarmit për koronavirusin
BKT
   Bota

Kinë, gjashtë provinca ulin nivelin e alarmit për koronavirusin

Gjashtë provinca në Kinë kanë ulur nivelin e alarmit kundër epidemisë së koronavirusit duke e kaluar atë nga niveli 1, që është më i larti, në nivelet 2 dhe 3.

Bëhet fjalë për provincat e Gansusë, Liaoningut, Guizhousë, Yunnanit, Shanxisë dhe Guangdongut.

Masat e autoriteteve pasojnë ftesën e presidentit Xi Jinping për një kthim në jetën e përditshme duke rifilluar aktivitetet, që u ndërprenë gjatë kësaj urgjence shëndetësore.