11:11 / 24.02.2020
BE liron 230 milionë euro për luftën kundër COVID-19
Komisioni i Bashkimit Evropian do të financojë 230 milionë euro si ndihmë në luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.
Kjo shumë do të mbështesë masat paraprake jo vetëm të vendeve anëtare, por edhe të atyre që nuk janë pjesë e unionit.
Gjithashtu, do të financohen studime kërkimore dhe sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për favorizimin e parandalimit të këtij virusi.
Njoftimin e sipërcituar e bënë eurokomisionerët për Shëndetësinë dhe Menaxhimin e Krizave, respektivisht Stella Kyriakides dhe Janez Lenarcic.























