Putin dështon me shitjen e Aeroplanëve
Vitin 2019 ishte katastrofal për kompaninë ruse, kur gjatë aterrimit në Aeroportin e Moskës, Sheremetyevo, aeroplani “Sukhoi Superjet 100” kishte eksploduar duke marrë flakë. Me këtë rast, kishin mbetur të vdekur 41 pasagjerë.
Gjithashtu, në po të njëjtin vit (2019), si pasojë e problemeve të mëdha teknike, kompania ajrore irlandeze “City Jet” kishte hequr nga përdorimi 7 aeroplanët e saj të Rusisë “Sukhoi Superjet 100”. Edhe kompania meksikane “Interjet” kishte vendosur që të shesë 22 aeroplanët e saj “Sukhoi Superjet 100”.
Burime brenda kompanisë ruse, janë shprehur për “Reuters”, se aksident i fundit, por edhe problemet e shpeshta teknika kanë ndikuar që për vitin 2020, Kompania Rostec, të mos arrijë të shesë jashtë Rusisë asnjë aeroplan “Sukhoi Superjet 100”.
Në rast se nuk mbështetet financiarisht nga qeveria ruse, kompania Rostec, do të detyrohet ta ndërpresë linjën e prodhimit të “Sukhoi Superjet 100” dhe me këtë ta ndërpres edhe ëndrrën e Putinit, që të krijojë një aeroplan që do të konkurronte aeroplanët perëndimorë.
Kompania shtetërore ruse Rostec, pëveç prodhimit të aeroplanëve luftarakë, nga viti 2011 prodhon edhe aeroplanë për nevoja të transportit civil. Kjo kompani prodhon modelin “Sukhoi Superjet 100”, i cili kur ishte projektuar ishte llogaritur që të jetë rival i modeleve të aeroplanëve perëndimorë “Airbus” dhe “Bombarder”.
"Sukhoi Superjet 100”, është aeroplani i parë i pasagjerëve i prodhuar në Rusi. Për zhvillimin e këtij modeli, qeveria ruse kishte shpenzuar miliarda dollarë. Megjithëkëtë nuk ka arritur të ndërtojë një aeroplan që do të konkurronte modelet perëndimore.























