Foshnja shtatëmbëdhjetë ditëshe shërohet nga coronavirusi
Një foshnjë 17-ditëshe është shëruar nga coronavirusi, pasi ka lindur nga një paciente e konfirmuar se ishte e prekur me të njëjtin virus në Wuhan.
Siç shkruan Daily Mail, foshnaj e porsalindur është pacienti më i ri që është shëruar nga virusi në Kinë deri më tani, raportojnë mediat shtetërore.
Siç thuhet më tej, ajo u largua nga spitali të premten pasi bëri një shërim të plotë vetë, pa ndihmën e ilaçeve.
Foshnja u transferua në Spitalin e Fëmijëve Wuhan në të njëjtën ditë kur lindi, sipas People Daily. Ajo u zbulua se kishte virusin menjëherë pas kësaj.

Vajza, e njohur si Xiao Xiao, kishte një infeksion në sistemin e saj të frymëmarrjes dhe dëmtim të vogël të miokardit, tha Dr Zeng Lingkong, drejtor i Departamentit të Neonatologjisë në spital.
Për shkak se simptomat e vajzës nuk ishin të dukshme, mjekët vendosën të mos i jepnin ilaçet e saja me antibiotikë dhe e lanë të mposhtte vetë sëmundjen.
“Ajo nuk kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje, nuk kollitej ose kishte ethe, prandaj ne i dhamë trajtim vetëm për gjendjen e saj të miokardit”, i ka thënën Dr. Zeng, transmetuesit shtetëror për CCTV.























