Koronavirusi, 9 të vdekur dhe 893 të infektuar në Korenë e Jugut
BKT
   Bota

Koronavirusi, 9 të vdekur dhe 893 të infektuar në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut ka raportuar viktimën e 9-të nga koronavirusi, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në vend (KCDC).

Viktima është një grua 60 vjeçare e cila ishte infektuar nga një anëtar i grupit fetar Shincheonji, tha KCDC.  Ndër rastet e konfirmuara, gjashtë pacientë të tjerë aktualisht janë në gjendje kritike.