10:36 / 25.02.2020
Izrael, Xhihadi Islamik shpall armëpushim në Rripin e Gazës
Xhihadi Islamik njoftoi armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës, të sunduar nga Hamasi, që hyri mbrëmë në fuqi.
“Pas ndërmjetësimit egjiptian dhe ndërkombëtar, armëpushimi hyri në fuqi dje në orën 11:30”, deklaroi Ihsan Ataya, një udhëheqës i lartë i Xhihadit Islamik me qendër në Liban.
Një zëdhënëse e Forcave izraelite të Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës nuk nuk pati asnjë sulm nga Rripi i Gazës.
Xhihadi Islamik mori përsipër përgjegjësinë për sulme me raketa dhe predha në Izrael, pasi ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje të dielën një anëtar të tyre të armatosur.























