Vdes në moshën 91-vjeçare ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak
Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili sundoi vendin e Afrikës së Veriut për 30 vjet , ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.
Mubarak u rrëzua në 2011 pas protestave të shumta dhe ai ishte lideri i parë që u përball me gjyqin pas kryengritjeve të pranverës arabe që përfshiu rajonin, transmeton REL.
Ai kaloi gjashtë vjet në burg pasi u përball me gjyqin në një mori çështjesh që nga korrupsioni deri në vrasjen e 239 protestuesve, nga revolta 18-ditore e cila tronditi botën, shkruan The Mirror.
Mubarak u la i lirë në mars të vitit 2017 pasi u pastrua nga akuzat përfundimtare ndaj tij për vrasje.
Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga tregtia e paligjshme e aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së 2011 që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.























