Conte: Asnjë arsye për pezullimin e shkollave jashtë vatrave të koronavirus
BKT
   Bota

Conte: Asnjë arsye për pezullimin e shkollave jashtë vatrave të koronavirus

Në zonat që nuk ka një shpërthim të koronavirusit, mbyllja e shkollave nuk është e justifikuar, deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Kryeministri bëri një analizë të situatës dhe theksoi se ”Italia është e ndarë në tri zona”.

”Zona e parë është aty ku virusi ka shpërthyer, e dyta shtrihet në zonat përreth që paraqesin episode të ngjitjes jo të drejtpërdrejtë të sëmundjes, si dhe një zonë e tretë që ka të bëjë me pjesën tjetër të Italisë”, tha Conte.

“Nuk ka asnjë arsye të pezullohet veprimtaria shkollore”, theksoi kryeministri.

“Italia, falë sistemit të saj të shkëlqyeshëm shëndetësor dhe një politike shëndetësore me mbrojtje dhe ashpërsi maksimale, mund t’i dërgojë qytetarët e saj të udhëtojnë në mënyrë të sigurt”, shtoi ai.

”Ky është mesazhi që duam t’i dërgojmë Bashkimit Europian dhe botës”, përfundoi Conte.