Arrin në 11 numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali

Arrin në 11 numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 11, raporton agjencia e lajmeve italiane ANSA.

Lajmi është konfirmuar edhe nga komisioneri Angelo Borrelli të martën në një konferencë për shtyp.

Borrelli ka bërë të ditur se tre ishin të moshës 80 vjeçare, ndërsa një grua ishte 76 vjeçare. 

Raportohet se coronavirusi në Itali është përhapur nga Lombardia dhe Veneto në Sicili, njashtu edhe në Toskanë dhe në Liguria. 

Ndërkaq të infektuar deri më tani janë raportuar 322 raste. 

Borrelli, i cili është edhe shefi i mbrojtjes civile, shtoi se dy raste të dyshuara në Toskanë janë konfirmuar përfshirë një biznesmen 63-vjeçar në Firence. 


MË SHUME NGA Bota