Të paktën 19 persona vriten si pasojë e përleshjeve në Indi

Të paktën 19 persona vriten si pasojë e përleshjeve në Indi

Të paktën 19 persona janë vrarë në kryeqytetin indian, Nju Delhi, si pasojë e përplasjeve të dhunshme në mes të grupeve hinduse dhe atyre myslimane rreth Ligjit të ri për shtetësi.

“Tani për tani 15 persona janë në gjendje kritike”, ka thënë një zyrtar shëndetësor për agjencinë e lajmeve, Reuters, duke konfirmuar se 19 persona kanë vdekur në këtë institucion.

Zyrtarët policorë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ka nisur përleshjet nga dita e hënë.

Mospajtimet, që janë shpërfaqur teksa presidenti amerikan, Donald Trump po viziton Indinë, janë përshkallëzuar pas prezantimit të Ligjit për shtetësi nga qeveria e nacionalistit hindus, Narendra Modi.

Ligji i ri lehtëson procedurat për jomyslimanët e disa shteteve fqinje që dominohen nga myslimanët, që të marrin shtetësi indiane.

Kritikët kanë thënë se ligji është paragjykues ndaj myslimanëve dhe dëmton kushtetutën sekulare të Indisë.

Mirëpo partia në pushtet Bharatiya Janata ka mohuar se këto pretendime qëndrojnë në Indinë me më shumë se 180 milionë myslimanë.