Franca regjistron vdekjen e parë nga koronavirusi, 17 të infektuar

Franca regjistron vdekjen e parë nga koronavirusi, 17 të infektuar

Franca njofton 3 raste të reja të koronavirusit në vend, përfshirë një të vdekur.

Kjo është vdekja e parë e një qytetari francez nga koronavirusi. 

60-vjeçari, i cili vdiq gjatë natës, ishte shtruar në një spital në Paris.

Në total numri i vdekjeve në Francë shkon në dy, pas vdekjes nga virusi i turistit 80 vjeçar kinez në Paris në 14 shkurt.

Janë pesë raste të reja të virusit në 24 orët e fundit. Të tjerët janë një grua e re kineze në Paris e cila kohët e fundit është rikthyer nga Kina, një franceze në rajonin Auvergne-Rhône-Alpes që është rikthyer së fundmi nga Italia, një 55-vjeçar i cili është në një gjendje të rëndë në Amiens dhe një burrë 36-vjeçar në Strasburg i cili ishte kthyer kohët e fundit nga Lombardia, transmeton oranews.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, tha se numri i të infektuarve i kalon 17.