”Turkish Airlines” pezullon fluturimet drejt Kinës dhe Iranit

”Turkish Airlines” pezullon fluturimet drejt Kinës dhe Iranit

Kompania ajrore turke ”Turkish Airlines” njoftoi se ka pezulluar fluturimet e saj në Kinë dhe Iran, përveç kryeqytetit Teheran, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Kompania në një njoftim për shtyp tha se, bazuar në dekretin e autoriteteve zyrtare të Turqisë, personat e huaj që kishin qEnë në Kinë ose qytetin verior të Iranit, Qom në 14 ditët e fundit, nuk do t’u lejohet hyrja në Turqi.

Fluturimet e aeroplanëve në Kinë janë pezulluar deri në fund të këtij shkurti, kurse fluturimet në Iran janë anulluar deri më 10 mars.

“Ju bëjmë thirrje të merrni parasysh masat paraprake kur planifikoni udhëtimet tuaja”, deklaroi kompania ”Turkish Airlines”.

Këto vendime u morën nga kompania si masë për parandalimin e përhapjes dhe kufizimin e efekteve të virusit. /ATSh


MË SHUME NGA Bota